- Kreu
- Rreth Nesh
- Back
- Rreth Nesh
- Mbi AZHBR
- Drejtori i Përgjithshëm AZHBR
- Organigrama e AZHBR
- Drejtoritë
- Agropika
- Programet e mbështetjes
- Back
- Programet e mbështetjes
- Programi IPARD
- Skema Kombëtare
- Shërbime Mjedisore
- Skema e Naftës
- Back
- Skema e Naftës
- Skema e Naftës 2022
- Skema e Naftës 2021
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Back
- Media
- Njoftime
- Back
- Njoftime
- Njoftime për shtyp
- Njoftime IPARD
- Publikime
- Vende Pune
- Lajme
- Back
- Lajme
- Arkiva
- Histori Fermeri
- Galeri
- Transparenca
- Back
- Transparenca
- Programi i Transparencës
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria e Autorizimit të Pagesave (DAP)
Drejtoria e Autorizimit të Pagesave është përgjegjëse për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme, në përputhje me Manualin e Procedurave dhe Udhëzimit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:
1. Menaxhimi i procedurave të përcaktuara në manualet e përgjithshme për autorizimin e pagesave të aplikimeve për Skemat IPARD dhe për Skemat Kombëtare.
2. Shqyrtimi dhe Kontrolli i dokumentacionit administrativ, projektet zërat e preventivave, kostot financiare, si dhe shpenzimet e lejueshme dhe verifikon përllogaritjen e vlerës përfundimtare të financimit për çdo projekt.
3. Analizon kontrollet në terren dhe autorizon shumën për pagesë për aplikantët.
Drejtoria e Autorizimit të Pagesave ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:
1. Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD për Masën 1, Masën 3, Masën 7 dhe Masën 9.
2. Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD për Masën 4, Masën 5, Masën 6, Masën 10 dhe Masën 11.
3. Sektori i Autorizimit të Pagesave Kombëtare.
Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD për Masën 1, Masën 3, Masën 7 dhe Masën 9
Sektori i Autorizimit të Pagesave, IPARD për Masën 1, Masën 3, Masën 7 dhe Masën 9, është i përbërë nga 10 (dhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës. Ky sektor përllogarit shumën për t’u paguar, bazuar në dokumentacionin e dërguar në sektor pas kontrollit administrativ të bërë nga drejtoritë e tjera.
Sektori i Autorizimit të Pagesave Kombëtare
Sektori i Autorizimit të Pagesave Kombëtare është i përbërë nga 4 (katër) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës. Ky sektor përllogarit shumën për t’u paguar, bazuar në dokumentacionin e dërguar në sektor pas kontrollit administrativ të bërë nga drejtoritë e tjera.
Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD për Masën 4, Masën 5, Masën 6, Masën 10 dhe Masën 11
Sektori i Autorizimit të Pagesave, IPARD për Masën 4, Masën 5, Masën 6, Masën 10 dhe Masën 11. Ky sektor është i përbërë nga 10 (dhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës. Ky sektor meret me shqyrtimin e kerkesave për pages duke ndjekur procedurat administrative të kontrollit të dosjes, mbështetur në Projektet e miratuara dhe shpenzimet faktike të verifikuara si dhe dokumentacionin financiar që mbështesin shpenzimin, përpunon të dhënat deri në autorizimin e pagesës.