info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Vizitë zyrtare e strukturave IPARD të Shqipërisë në Ankara

Strukturat IPARD të Shqipërisë (Agjencia IPARD dhe Autoriteti Menaxhues) zhvilluan një vizitë zyrtare pranë Agjencisë IPARD në Ankara, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe institucioneve tona.
Gjatë takimeve u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të Programit IPARD, masat e reja të programit, si edhe mbi shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Kjo vizitë rikonfirmoi edhe një herë miqësinë dhe partneritetin shumëvjeçar mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm rural.