info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Skema Kombëtare 2024: Mbështetje për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës në serra

Në Skemën Kombëtare 2024, bujqësia në serra mbështetet në vlerën 200 mijë lekë për hektar, për sipërfaqe 1 deri në 5 hektarë, por jo më shumë se dy sezone mbjellje në vit. Për herë të parë këtë vit janë eliminuar tavanet e aplikimit.

Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 5 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe me të njëjtin protokoll prodhimi.

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds