info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Mbledhja e 4-t e Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD III

Në mbledhjen e 4-t të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD III, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, strukturave zbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë, u shqyrtua në mënyrë të detajuar mbi programin IPARD III, si instrumenti kryesor i mbështetjes së Bashkimit Evropian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në vend.

Gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur deri më tani dhe u diskutuan prioritetet e ardhshme të programit, me fokus hartimin e procedurave të reja, procesin e akreditimit të masave të reja mbështetëse, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin sa më efektiv të fondeve të Bashkimit Evropian.

Programi IPARD mbetet një instrument kyç për modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural në Shqipëri, duke rritur konkurrueshmërinë e fermave dhe agro-përpunimit, forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

 

 

 

 

 

 

 

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds