info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Ferma me cikël të mbyllur e Xhelal Dervishit

Koxhas, Shijak | Me Xhelal Dervishin, administrator i kantinës “Dervishi”, i cili kultivon 6 hektarë vreshta me varietete të ndryshme rrushi për prodhimin e verërave cilësore Made in Albania.

Xhelali është përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve 2024, ku ka investuar në mekanizimin e fermës me traktor dhe pajisje ndihmëse, duke lehtësuar proceset e punës dhe duke rritur cilësinë e prodhimit.

Skema Kombëtare e Investimeve ofron mundësi për një bujqësi konkurruese, zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim të prezencës së produkteve shqiptare në tregun vendas dhe atë të jashtëm.