Panairi i organizuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri, përmes “Europe House”, qëndroi për disa orë në qytetin bregdetar të Vlorës, një shembull i ndryshimit dhe progresit të infrastrukturës. Shoqata, biznese dhe risi, u prezantuan në këtë hapësirë pranë detit ne zonën e shëtitores “Lungo Mare”, ku qytetarër e Vlorës vizituan stendat e tyre të mbushura me punime dhe ide. AZHBR ishte pranë publikut së bashku me dy shembuj të investimeve në Vlorë, që janë domethënëse për tregtinë dhe prodhimet vendase. Një magazinë frigoriferike bashkëkohore dhe një kantinë vere me traditë autoktone, u prezantuan për publikun, të mbështetura nga programi IPARD-II.
“Mirëqenia nuk është e mundur pa paqen. Nuk ka kuptim, të jesh i pasur pa qënë solidar. Kjo është arsyeja pse ne përqëndrohemi tek vlerat evropiane, sepse lufta është rikthyer në Evropë. Ne duam t’i kujtojmë të gjithëve se çfarë është në zemër të BE-së: Paqja dhe Solidariteti sipas Deklaratës Schuman”, – u shpreh i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri: Alexis Hupin.
Takimi i rradhës është në datën 9 Maj, në pedonalen e Tiranës.