Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë, pylltarisë, mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, si dhe parandalimin e zjarreve në pyje.
Masa e mbështetjes është “Zhvillimi dhe Mbrojtja e Pyjeve, Kullotave dhe Ekosistemeve kryesisht ne Zona të Larta Rurale”. AZHBR është agjencia implementuese, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të implementojë këtë komponent nga aplikimi deri në disbursim.
[read]
Aplikantët potencialë për këtë komponent janë: Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave; Individë Fermerë, të cilët mund të jenë pronarë të sipërfaqeve pyjore/kullosore apo ato individë përdorues të sipërfaqes pyjore/kullosore që zotërojnë një kontratë të ligjshme përdorimi me ish-komunën ose bashkinë.
Aplikantët potencialë mund të jenë edhe një pjesë e fermerëve të tokave bujqësore, pronat e të cilëve janë planifikuar për tu mbështetur me aktivitete specifike në kuadër të praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Këto aktivitete specifike janë planifikuar me hartimin e 30 planeve të menaxhimit të mikrobazeneve.
[/read]