info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Thirrja e katërt IPARD-II “Zonat rurale janë turizmi i së ardhmes”

Sot u zhvillua në Tiranë takimi për çeljen e thirrjes së katërt IPARD-II, me qendër turizmin rural dhe prodhimet e manifakturës artizanale. Ky takim u vendos në bujtinën e zonjës Elona Hasabega, mbështetur nga AZHBR. Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Eranda Selmanaj, prezantoi detajet e programit si dhe disa indikatorë në rritje të këtij sektori, me interes të lartë tek aplikantët. Në këtë takim ishin të ftuar Kryeministri Rama dhe Ambasadori Soreca, fokusuar në bashkëveprimin Shqipëri – Bashkim Evropian, për investimet në turizmin rural dhe sektorë të tjerë të bujqësisë shqiptare. Ambasadori u shpreh se ky rrugëtim i suksesshëm do të jetë i gjatë dhe rezultatet e tre thirrjeve të para, janë tashmë të dukshme për çdokënd që dëshiron t’i vizitojë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në fjalën e saj, theksoi se e gjithë vëmendja e politikave të mbështetjes është e fokusuar në zhvillimin e fshatit dhe prodhimit të zonave malore e ato rurale, të cilat do të kthehen në pika referimi për ekonominë e vendit. Në fjalën e tij mbyllëse, Kryeministri Rama, tha me optimizëm se mbështetja e turizmit rural është një investim në ekonominë e familjeve shqiptare, që mund të punojnë dhe të fitojnë në tokën e tyre, duke afruar tregun dhe konsumatorin më pranë prodhimeve të fshatit. Thirrja e katërt IPARD-II, do të jetë e hapur deri në datën 25 Shkurt 2022.

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds