info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Blerimi investon në mekanizimin e fermës përmes Kredisë së Butë me Garanci Sovrane

Hysgjokaj, Lushnjë | Me fermerin Blerim Sina, kultivues i perimeve në serra dhe agrumeve në fushë të hapur.

Këtë vit, Blerimi ka zgjedhur të investojë në mekanizimin e fermës, përmes Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.
Një procedurë e shpejtë dhe e lehtë, që do t’i mundësojë lehtësim të proceseve të punës, rritje të efikasitetit dhe rendiment më të lartë në prodhim.

Kredia e Butë me Garanci Sovrane ofrohet në bankat e nivelit të dytë, me kushte lehtësuese:
Normë interesi 2%
Mbulim kolaterali deri në 70%
Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2025.