info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Bashkëbisedim me fermerët në Berat mbi Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026

Bashkëbisedim dhe shpjegim teknik i procedurave dhe kritereve të aplikimit për të përfituar nga masat mbështetëse të skemës, me fokus informimin e fermerëve mbi dokumentacionin dhe kushtet për përfitim.

Skema Kombëtare 2026 përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e fermave në të gjithë vendin.





NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds