- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Përshkrim i përgjithshëm
Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e kontrolleve të përputhshmërisë dhe ligjshmërisë, përzgjedhjes dhe aprovimin e aplikimeve sipas udhëzimeve. Drejtoria është përgjegjëse për zbatimin e funksioneve të mëposhtme:
- Parashikon, menaxhon dhe ndjek procesin e alokimit dhe zbatimit të buxhetit referuar udhëzimit për sektorët që do të mbështeten me subvencionim.
- Shqyrton nga ana administrative dhe teknike dokumentacionin e projekteve IPARD dhe Skemave Kombëtare.
- Evidenton parregullsitë në dokumentacion dhe i pasqyron ato në vendimet për ecurinë e aplikimit.
- Siguron që dokumentacioni është shqyrtuar në përputhje me manualin e akredituar të procedurave.
DPAP përbëhet nga 5 sektorë:
- Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 1 dhe Masën 11,
- Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 3, Masën 4 dhe Masën 7,
- Sektori i Masës 5, Asistencës Teknike dhe Infrastrukturës Rural,
- Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve për Skemat Kombëtare,
- Agropikat.
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 1 dhe Masën 11
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 1 dhe Masën 11, është i përbërë nga 17 (shtatëmbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 3, Masën 4 dhe Masën 7
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 3, Masën 4 dhe Masën 7 i përbërë nga 16 (gjashtëmbëdhjet) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.
Sektori i Masës 5, Asistencës Teknike dhe Infrastrukturës Rurale
Sektori i Masës 5, Asistencës Teknike dhe Infrastrukturës Rurale, është i përbërë nga 4 (katër) inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ndjek ankesat dhe kërkesat e ndryshme nga aplikantët që kanë aplikuar për skemat e Granteve IPARD si dhe kontrollon dhe vlerëson dosjet e aplikantëve për aprovimin e tyre në përputhje me Manualin e Procedurës dhe Udhëzimet përkatëse.
Agropikat
Agropikat janë të përbëra nga 20 ( njëzet) Specialist Info-Aplikimi, me funksion të ofrojnë shërbime unike për fermerët, si njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve për fermerët në Agropikë, nga AZHBR-ja.
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve për Skemat Kombëtare
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve Kombëtare është i përbërë nga 7 (shtatë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për Skemat Kombëtare të financuara nga Buxheti i Shtetit, për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit.