Home | Directory of Projects Selection and Approval
Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e kontrolleve të përputhshmërisë dhe ligjshmërisë, përzgjedhjes dhe aprovimin e aplikimeve sipas udhëzimeve. Drejtoria është përgjegjëse për zbatimin e funksioneve të mëposhtme:
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 1 dhe Masën 11, është i përbërë nga 17 (shtatëmbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 3, Masën 4 dhe Masën 7 i përbërë nga 16 (gjashtëmbëdhjet) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.
Sektori i Masës 5, Asistencës Teknike dhe Infrastrukturës Rurale, është i përbërë nga 4 (katër) inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ndjek ankesat dhe kërkesat e ndryshme nga aplikantët që kanë aplikuar për skemat e Granteve IPARD si dhe kontrollon dhe vlerëson dosjet e aplikantëve për aprovimin e tyre në përputhje me Manualin e Procedurës dhe Udhëzimet përkatëse.
Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve Kombëtare është i përbërë nga 7 (shtatë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për Skemat Kombëtare të financuara nga Buxheti i Shtetit, për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit.
Agropikat janë të përbëra nga 20 ( njëzet) Specialist Info-Aplikimi, me funksion të ofrojnë shërbime unike për fermerët, si njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve për fermerët në Agropikë, nga AZHBR-ja.