info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Skema Kombëtare 2024: Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë)

Sektori i blegtorisë mbetet prioritet i politikave tona mbështetëse, për rritjen e strukturave të fermave drejt konkurrueshmërisë më të madhe në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, fermat me lopë mbështeten në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa me 10 deri në 50 krerë lopë, ndërsa për çdo krerë mbi tavanin, do të japim 50% të financimit, duke nxitur më shumë rritjen e tufave dhe realizimin e një ekonomi shkalle akoma më të lartë.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Blegtorëve, një kontratë mes blegtorësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll veterinar, do të përfitojnë të parët duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds