Konferenca vjetore e AFCOS, në Bruksel organizohet me pjesmarrjen e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Me ftesë të Komisionit Europian, AZHBR mori pjesë si institucion implementues i programit IPARD, bashkëfinancuar nga buxheti i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, së bashku me përfaqësuesit e strukturave për monitorimin dhe ligjshmërinë e zbatimit të programeve të B.E. Qëllimi i përbashkët për forcimin e kapaciteteve, strukturave dhe kontrolleve do sigurojë në menaxhimin efektiv të fondeve. Shkëmbimi i eksperiencave mbi strategjinë kombëtare digjitalizimi dhe raportimi i parregullsive janë misioni për rrugën e përbashkët europiane.