info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Memorandum bashkëpunimi mes AZHBR dhe Unionit të Bashkive Shqiptare, përmes projektit HELP dhe WORD

Sot, në ambientet e zyrave qëndrore të AZHBR, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis AZHBR, UBSHR (Unioni i Bashkive Shqiptare ne Rajon) dhe HELP-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. dega Shqipëri. Sipas këtij memorandumi, palët marrin përsipër që sipas projektit të HELP dhe projektit WORD të UBSHR, të cilat po zbatohen në territorin e Bashkisë së Tiranës, të bashkëpunojnë për të mbështetur fermat, bizneset rurale në tërësi dhe ato agroturistike në veçanti, si dhe përkrahjen e grave dhe të rinjtëve të punësuar apo të vetëpunësuar. Kjo marrëveshje është një risi në kuadër të zhvillimit të ekonomisë rurale, duke dhënë një dorë në sipërmarrjet e reja ekonomike që lindin çdo ditë në fshatrat e shqipërisë. Eranda Selmanaj, Drejtore e Përgjithëshme në AZHBR, u shpreh se kjo iniciativë është një ndihmë e drejtëpërdrejtë ndaj të rinjëve dhe ideve të tyre novatore në sektorin e bujqësisë dhe turizmit, manifakturës dhe prodhimeve organike.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds