Në Dhërmi, në një pamje magjepsëse përballë detit Jon janë ngritur me mbështetjen e AZHBR 5 bujtina, duke ofruar kështu struktura akomodimi dhe shërbimi për turistët që nuk duan vetëm të vizitojnë detin, por edhe fshatin. Të 5 banesat kanë në dispozicion 24 shtretër, ndërsa dhomat i janë përshatur arredimit tradicional te zonës me elemente bashkëkohore. Në mbështetje të bujtinave është ndërtuar edhe restoranti, i cili do të ofrojë larmishmërinë e gastronomisë për turistët.
Kështu, ngrihet një tjetër magnet turistik që fton vendas e të huaj për të njohur Shqipërinë!