info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm (DAB), në rolin dhe misionin e saj jep siguri objektive në mënyrë të pavarur, përmirëson veprimtarinë dhe performancën e AZHBR-së. Siguron një masë kontrolli të përgjithshme dhe shërbim konsulence duke dhënë ndihmesë në drejtim të përdorimit eficient të burimeve dhe efektivitetit të kontrollit të brendshëm të veprimtarisë financiare dhe atë të drejtimit në Agjenci. Ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi për auditimin e brendshëm në sektorin publik si dhe aktet nënligjore në zbatim të tyre. Drejtoria e Auditimit të Brendshëm ka në përbërje të saj 1 (një) drejtor dhe 2 (dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:

  1. Sektori i Auditit të Brendshëm për Skema Kombëtare
  2. Sektori i Auditit të Brendshëm për IPARD

Sektori i Auditit të Brendshëm për Skema Kombëtare

Detyrat e Sektorit të Auditit të Brendshëm për Skema Kombëtare

  1. Mbikëqyr, vlerëson dhe raporton mbi saktësinë dhe efektivitetitin e sistemit financiar, operacional, kontrollin menaxherial dhe veprimtarinë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm të pranuara dhe shpallura nga Ministri i Financave, të planit të konsoliduar strategjik e vjetor të veprimtarisë së auditimit të brendshëm në AZHBR-së.
  2. Mbikëqyr procesin e identifikimit dhe vlerësimit të riskut operacional në lidhje me zbatimin e detyrave.
  3. Planifikon dhe harton planin strategjik dhe planin vjetor për Auditimin e Brendshëm dhe organizon kryerjen e auditimit të brendshëm në mënyrë efektive dhe në kohë.
  4. Mbikëqyr zbatimin e standardeve të performancës dhe vlerëson nëse auditimet janë kryer në përputhje me to.
  5. Siguron auditime në përputhje me procedurat e auditimit, ekzaminon evidencat dhe projekt raportet e auditimit të brendshëm.
  6. Koordinon procesin e realizimit të planeve të veprimit të hartuar nga drejtuesit e njësive të audituara në zbatim të rekomandimeve të lëna nga audituesit e jashtëm.
  7. Kryen vlerësimin e funksionimit, përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm.
  8. Miraton dhe harton Kartën e Auditimit të Brendshëm, Programin pёr Sigurimin e Brendshёm të Cilёsisё tё Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
  9. Ka akses të pakufizuar në çdo aktivitet që ndërmerret nga AZHBR-ja në mënyrë që të mbikqyrë, vlerësojë dhe raportojë mbi saktësinë dhe efektivitetin e sistemit financiar, operacional, kontrollin menaxherial dhe veprimtarinë e institucionit.
  10. Kryen raportimin e aktivitetit të Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm bazuar në standardet e auditimit të brendshëm në sektorin publik sipas Ligjit nr. 114/2015, “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik” i ndryshuar.

Sektori i Auditit të Brendshëm për IPARD

Detyrat e Sektorit të Auditit të Brendshëm për IPARD