info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Lezhe – Durres: Fermerët informohen për Skemën Kombëtare 2025

Në kuadër të përgatitjeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi takime informuese në Durrës dhe Lezhë, ku u prezantuan në detaje kriteret dhe kushtet e aplikimit për përfitim nga skema.
Gjatë këtyre takimeve, fermerët patën mundësinë të njihen më nga afër me procedurat,
dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim, si dhe të adresojnë pyetjet e tyre drejtpërdrejt tek ekspertët e AZHBR-së. Aplikimi do të kryhet online, përmes portalit e-Albania, nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00.

Për çdo pyetje apo paqartësi, aplikantët mund të drejtohen pranë Agropikave dhe zyrave rajonale të AREB-it, ku specialistët tanë janë në dispozicion për t’ju asistuar gjatë gjithë procesit të aplikimit. Gjithashtu, mund të na kontaktoni pa pagesë në numrin e gjelbër 0800 83 83, ose të na shkruani në adresën e emailit info@azhbr.gov.al.

 

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*