Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023, në kuadër të masës për fara, fidanë dhe inpute të tjera janë subvencionuar 1,219 fermerë në të gjithë vendin, për një sipërfaqe të mbjellë prej 881 Ha.
Këtë vit është rritur me 56% sipërfaqja e kultivimit e mbështetur në krahasim me vitin e shkuar.
Në sajë të kësaj mase parashikohet financim për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike për fermerët individual ose grupet e fermerëve, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 Ha.