Drejtoresha e AZHBR, znj. Ardita Kuçi, së bashku me Zv/Ministrin e Bujqësisë, z. Dhimo Kote, zhvilluan një takim me fermerët në Vlorë, për të prezantuar Skemën Kombëtare të subvencioneve 2025. Gjatë takimit u sqaruan procedurat, dokumentacioni dhe afatet e aplikimit. Fermerët patën mundësinë të pyesin drejtpërdrejt ekspertët e AZHBR-së dhe të marrin përgjigje për çdo paqartësi.
Aplikimet kryhen online, nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 30 maj 2025.
Për çdo pyetje mund të telefononi pa pagesë në numrin 0800 83 83, të na shkruani në info@azhbr.gov.al, ose të kërkoni asistencë pranë Agropikave dhe zyrave të AREB.