info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Vlora-Fish një nga investimet më të mira në Vlorë për grumbullimin dhe paketimin e peshkut

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Frida Krifca, vizituan stabilimentin e Vlora-Fish, në Orikum, të mbështetur nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare 2018, si një nga investimet më të mira në Vlorë për magazinimin, përpunimin dhe frigoriferimin e peshkut. Ky investim, i ngritur në bashkëpunim me një nga bizneset lokale që kultivojnë peshk; zotëron një kapacitet prej më shumë se 500 ton për tregun e vendit dhe atë të jashtëm. Të pranishëm ishin disa nga peshkatarët më në zë të Vlorës, që shprehën rëndësinë e veçantë të peshkimit dhe tregëtimit të produkteve detare,  të cilat lidhen fort me turizmin, zhvillimin e bizneseve vendase dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit. Kryeministri Rama, ndër të tjera, premtoi edhe ngritjen e një porti bashkëkohorë për peshkimin në Vlorë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*