info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Thirrja e katërt IPARD-II – AZHBR në takim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë

Grupi i AZHBR së bashku me Autoritetin Menaxhues të IPARD në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ishin sot në një takim me zejtarë dhe prodhues të manifakturës e artizanatit, në ambjentet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Tiranë. Shumë pjesmarrës të interesuar për financimet IPARD, ishin mbledhur nga vende të ndryshme, ku puna e dorës sjell ende punësim dhe trashëgimni kulturore ndër breza. Përgjegjësja e zyrës juridike në AZHBR, Ardita Kuçi, prezantoi të ftuarit me kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për të aplikuar. Masa 7 e programit IPARD-II, në këtë thirrje, parashikon zhvillimin e zonave rurale, duke financuar zejtarinë dhe prodhimin e manifakturës ku bëjnë pjesë punimet e drurit, të gurit, poçarisë, qilimave, veshjeve popullore, qeleshpunues, punimet e kashtës dhe të tjera prodhime të veçante e tradicionale. Blerja e pajisjeve për punishtet dhe ngritja e ambienteve të punës. Grigor Gjeci, drejtor i programit IPARD në MBZHR, u shpreh se kjo masë ka 5.2 milion euro në dispozicion dhe në të ardhmen, gjatë programit IPARD-II, do të përfshihen edhe sektorë të tjerë që ndihmojnë punën artizanale në zonat rurale. Thirrja është e hapur deri në datën 25 Shkurt 2022. Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave të AZHBR, dorazi ose me postë, në adresën: Rr. Muhamet Gjollesha Nr.56, Tiranë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*