AZHBR prezanton mekanizmin e financimit me pagesa pjesore të investimeve IPARD, duke ju përgjigjur nevojës dhe vështirësive financiare të fermerëve, agropërpunesve dhe turizmit rural për përthithjen dhe zbatimin e Programit IPARD II. Pas miratimit të procedurës nga strukturat e Komisionit Europian dhe Zyrtari Kombëtar Autorizues fillon zbatimi i procedurës, që synon pagesën në kohë të fondeve të alokuara nga BE si dhe rritjen përthithjes e buxhetit për këtë Program.
Janë 93 kontrata aktive, të cilët mund të përfitojnë nga financimi me pagesa pjesore sipas situacioneve të punimeve të ndërtimit apo rikonstruksionet.
Ky financim ndihmon në rritjen e financimit dhe përfundimin e investimeve në kohë. Pagesa pjesore do të jetë e vlefshme edhe për kontratat e thirrjes III dhe IV të programit IPARD-II. Më pas AZHBR do të kryejë verifikime në terren për zërat e realizuar në investim, para realizimit të pagesës dhe pas realizimit të investimit do të kryhet pagesa e mbetur, sipas parashikimit në kontratës.