Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, znj. Ardita Kuçi, mirëpriti në takim një delegacion nga Agjencia IPARD e Turqisë, i përbërë nga ekspertë të nivelit të lartë. Fokusi i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave mbi menaxhimin e investimeve dhe përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit për zhvillimin bujqësor dhe rural.
Gjatë takimit, drejtoresha e AZHBR ndau përvojën e institucionit në menaxhimin e investimeve me fonde të buxhetit të shtetit. Diskutimet u përqendruan në strukturat e menaxhimit, metodat e zbatimit dhe kontrollet e brendshme, që janë të rëndësishme për të siguruar transparencën dhe efikasitetin e projekteve.
Ky takim forcon më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke mundësuar një shkëmbim të vlefshëm njohurish dhe praktikash për menaxhimin e investimeve dhe përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit.