info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takim në UKA-Farm për Bujqesinë, Turizmin Rural dhe Mjedisin në zonat rurale të Shqipërisë

Sot u zhvillua takimi me temë; “Bujqësia, Turizmi dhe Mjedisi” organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), në ambientet e UKA-Farm në Laknas. Të ftuar ishin: Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Frida Krifca, Drejtore e përgjithëshme e AZHBR; Eranda Selmanaj, drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe prodhues, pedagogë, përpunues dhe autoritete që veprojnë në këtë fushë fitimprurëse e mjaft të zhvilluar. Bujqësia konsiderohet dhe rezulton si një nga sektorët jetikë e prioritar të Ekonomisë Ushqimore, si dhe një ndër hallkat kryesore të prodhimit në zinxhirin ushqimor të konsumatorit shqiptar. Diskutimet  e këtij takimi përfshinë rritjen e kapaciteteve prodhuese të serrave, përpunimin, eksportet si dhe certifikimin Global Gap, me rëndësi të veçantë për tregun e huaj, sidomos atë të Bashkimit Europian. Ndër të tjera, uji, klima, diversiteti, turizmi dhe natyra, ishin tematika të ekzaminuara me kujdes në raportin e përgatitur prej Kryetarit të KASH; Agim Rrapaj. Takimet do të vijojnë në të ardhmen, duke shtuar informacionin dhe interesin shkencorë tek publiku dhe bizneset e kësaj fushe.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*