Kur nisi të merrrej me blegtori, në fermën e saj Zhaneta Lecini kishte vetëm 25 krerë lopë.
“Prej 5 vitesh merremi me këtë biznes . Në 2015-ën kemi filluar me 25 krerë lope”
Pasioni i trashëguar i fermeres nga Kavaja bëri që ajo të vazhdonte hap pas hapi të investonte në këtë fushë. Sot, ajo ka 270 krerë lopë, për të cilat arrin të përfitojë një mesatare prej 30 litër qumësht në ditë për krerë.
“Në 2019-ën kemi aplikuar në AZHBR dhe kemi përfituar 700 mijë lekë për litër qumësht. Kemi aplikuar këtë vit për numër krerësh dhe kemi qenë përfitues të 500 mijë lekëve”
Fermerja Lecini synon që të dyfishojë numrin e krerëve, por edhe ta trashëgojë pasionin e saj te fëmijët.
“Ne e kemi të trashëguar nga të parët tanë dhe shpresoj që edhe fëmijët e mi ta trashëgojnë këtë passion që ne kemi për fermën”