info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

RESPEKT 🙏Në Vrepckë të Leskovikut, ku midis natyrës së mrekullueshme shqiptare rrëzëllen shembulli frymëzues i Muhametit që kujdeset ditë e natë për tufën e tij prej 400 krerësh të imta, i cili ka përfituar nga Skema Kombëtare e Financimit të Qeverisë Shqiptare prej vitit 2013 e deri më sot. 🐏🐑Teksa mbështetja e qeverisë i ka reduktuar një pjesë të madhe të kostove të prodhimit, Muhameti sot fiton shumë më shumë nga shitja e qumështit për baxhot që kanë rritur kërkesën për lëndë të parë.🥛🍶

Posted by Edi Rama on E martë, 21 korrik 2020

Në Vrepckë të Leskovikut, ku midis natyrës së mrekullueshme shqiptare rrëzëllen shembulli frymëzues i Muhametit që kujdeset ditë e natë për tufën e tij prej 400 krerësh të imta, i cili ka përfituar nga Skema Kombëtare e Financimit të Qeverisë Shqiptare prej vitit 2013 e deri më sot.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds