Në vreshtat e Sokolit në serra gjen disa varietete, mes tyre edhe Viktorian, rrushin e tavolinës, i cili është tepër i kërkuar në treg.
“Merrem me aktivitetin e rrushit. Në këto vreshta kemi edhe rrush Viktoria, që vjen nga Bari i Italisë”.
Si një fermer i apasionuar pas kësaj fushe, Sokoli tregon me kërshëri punën e tij që e ka ngritur hap pas hapi.
Që prej 10 vitesh ai është angazhuar në këtë këtë sektor dhe sot ka një hapësirë të mbjellash prej 18 dynymë.
Me mbështetjen e AZHBR përmes Skemës Kombëtare, Sokoli ka përfituar zëvendësimin e plastmasit në serra, aq i rëndësishëm për të mbrojtur bimën në ditët e vështira të motit, kur temperaturat janë të ulëta, për të ruajtur kështu prodhimin dhe cilësinë e tij
“Nga AZHBR kam dalë përfitues. Është një ndihmë e madhe”.