Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare, që ka krijuar treg për një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite, të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale
Dyqanet “E dua” janë një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës