info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

📍Në fshatin Qinam të Zall Herrit, me Fatjonin, që pasi punoi e mësoi në emigracion, la fermat e Italisë për tokën e shtëpisë😀Falë vullnetit për punë dhe projekteve të mençura, ai ka përfituar financime mbështetëse dhe ka ngritur rreth 4.6 ha vreshta me varietete të ndryshme rrushi, prej të cilave prodhon verërat e zonës🍇🍷Si përfitues i Skemës Kombëtare të Financimit nga AZHBR, Fatjoni ndërtoi një sistem të ri modern të vaditjes me pika të vreshtave.

Posted by Edi Rama on Saturday, 6 qershor 2020

Në fshatin Qinam të Zall Herrit, me Fatjonin, që pasi punoi e mësoi në emigracion, la fermat e Italisë për tokën e shtëpisë😀 Falë vullnetit për punë dhe projekteve të mençura, ai ka përfituar financime mbështetëse dhe ka ngritur rreth 4.6 ha vreshta me varietete të ndryshme rrushi, prej të cilave prodhon verërat e zonës🍇🍷 Si përfitues i Skemës Kombëtare të Financimit nga AZHBR, Fatjoni ndërtoi një sistem të ri modern të vaditjes me pika të vreshtave.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds