Njihuni me kompaninë “Muçaj shpk”, në Malësinë e Madhe, e cila falë investimeve të mbështetura nëpërmjet #AZHBR i ofron tregut një produkt cilësor të bimëve medicinale të cilat eksportohen denjësisht në SHBA, Azi, e jo vetëm.
“Muçaj shpk” ka modernizuar ambientet e ruajtjes së produktit, por edhe të pajisjeve të seleksionimit dhe pastrimit të tij, duke bërë gati për tregun një produkt konkurrues. Mbi 400 fermerë sjellin prodhimin e tyre në këtë kompani, duke pasur kështu të sigurt tregun për produktet e tyre.