Algert Gropa në Patos, Fier, prodhon rrushin për tavolinë në serra dhe me mbështetjen e programit IPARD II ka aplikuar teknikat e fundit të kultivimit për ambjentet e mbrojtura.
Ai ka një sipërfaqe prej 3.3 dylymësh serrë, me sistem të kontrolluar të ngrohjes dhe ajrosjes, si edhe panele fotovoltaike për uljen e kostove.
Kultivimi i fruta-perimeve në serra siguron mbrojtje të prodhimit nga kushtet klimatike, produkte në çdo stinë, çmime të favorshme në treg, duke sjellë më tepër fitime dhe të ardhura për fermerët.





