Mbi Kaninë, në panoramën që gërsheton detin dhe malin, na shfaqet përpara një nga pamjet më mbresëlënëse të natyrës.
“Disa njerëz e shohin me përçmim blegtorinë. Ne mendojmë të ecim fuqishëm në këtë fushë.
1300 krerë të imëta, rreth 20 kuaj, 40 gjedhë dhe rraca e veçantë e qenve dalmat, me preardhje ilire janë të vendosur prej vitesh në këtë zonë piktoreske të qytetit bregdetar.
“Kemi bërë një punë të madhe. Prej 5 vitesh kemimbështetje nga shteti, kyresisht AZHBR në lidhje me përfitimet në këtë fushë.
Ferma e hapur është e mbështetur nga AZHBR prej vitesh për mbarështimin e tufës bazë, falë së cilës fermeri Rafael Kulo na tregon se kanë mundur të minimizojnë shpenzimet e ushqyerjes së kafshëve, por edhe ti shtojnë ato.
“Është një diçka e para që ndjen kënaqësi, e dyta nuk e gjen dot kudo këtë atmosferë dhe e treta të jep fitime. Këta qenë nuk besoj se mund ti gjeni në asnjë vend tjetër në Shqipëri”.