Aldo Shelqetja, 25-vjeç nga Barbullushi, prej pesë vitesh ka ndërtuar një stallë blegtorale , ku sot kujdeset për një tufë prej 50 krerësh gjedhë. Qumështin e tregton përmes pikave të grumbullimit, duke garantuar cilësinë dhe standardet e ruajtjes. Mbështetja nga Skema Kombëtare 2024 për tufën bazë të matrikulluar ka mundësuar rritjen e numrit të krerëve dhe zgjerimin e fermës. Për të tretin vit radhazi, subvencionet e Skemës Kombëtare sigurojnë mbështetje të plotë për vijimin e punës dhe rritjen e prodhimit.