Natyral Fruit
Prej dates 14.01.2019 Z. Devis Osman ka krijuar Shoqerine me Pergjegjesi te Kufizuara “Natyral Fruit” dhe eshte regjistruar si person I tatueshem i pajisur me NIPT L93711002D. Krijimi i Shoqerise “Natyral Fruit” me administrator Z. Devis Osman shenon edhe nisjen e nje biznesi te ri plotesues per pemtoret dhe fermeret e zones i cili ka ardhur si rezultat i nje analize te situates aktuale te prodhimit te frutave ne Rajonin e Korces dhe kryesisht ne zonen ku vet fermeri kryen aktivitetin e tij. Pra investimi i Shoqerise “Natyral Fruit” Shpk per vitin 2019 eshte ndertimi i godines dhe instalimi i pajisjeve frigoriferike per dy dhoma frigoriferike te cilat do te kene kapacitet rreth 400 ton Mollesh ne token prej 7080 m2 te cilen Z. Osman e disponon dhe e ka prone te tij. Aktualisht kjo toke eshte e mbjelle me Molle Starking prej te cilave do te hiqen rreth 350-400 rrenje per te krijuar vendin e nevojshem per ndertimin e stabilimentit frigoriferik. Ndertesa do te zere nje siperfaqe prej 577 m2. E gjithe njesia frigoriferike do te perdoret me kapacitet te plote ne periudhen Shtator –Maj, e cila do te ndikoje ne jetegjatesine e produkteve. Rritje e jetgjatesise se produkteve per kete biznes do te thote cmime me te larta per shitje ne periudhen jashte sezonit.
Foto nga investimi
Të dhëna rreth investimit
Investitori: | Natyral Fruit SHPK |
Masa: | 1. "Investimet në asete fizike të fermave bujqësore" |
Sektori: | M1 - Fruit and Vegetables |
Vendndodhja: | Fshati Bulgarec Zona kadastrale 1491, Korce, Korce |
Vlera e investimit: | 215,271.77 Euro |
Perqindja e mbeshtetjes: | 70% |
Vlera e Grantit: | 151.514.15 Euro |