Ligoraqi, ka studiuar në Akademinë Ushtarake dhe ka kryer edhe nje fakultet të dytë në Financë Kontabël. Por, si një djalë Korçar, i rritur fushave të Ravonikut me të atin, ka pasur përherë një lidhje të ngushtë me bujqësinë. Që para 15 vitesh, tre hektarë tokë, i kanë shfrytëzuar duke mbjellë mollë dhe bostanore. Sot vijojnë të ndjekin traditën, duke mbjellë ndonjëherë edhe drithëra. Por, ndryshe nga më parë, ka përmirësuar punimet e tokës dhe kursen kohë. Falë mbështetjes së AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II ka përfituar mekanikën bujqësore, traktorin dhe agretatet, si edhe ka vendosur sistemin e ujitjes me pika. Ligoraqi tashmë është edhe më i fokusuar në shtimin e sipërfaqeve të mbjella.