info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Levend dhe Elsaev Nurellari janë dy vëllezër të cilët në moshë shumë të re kanë nisur të administrojnë kantinën e verës ” Nurellari”. E krijuar që prej vitit 1996, kantina “Nurellari” tashmë përveç tregut vendas është prezente edhe në tregun Europian. Në sajë të mbështetjes së programit IPARD II, ata kanë bërë të mundur zgjerimin e vreshtave dhe kanë pajisjet e duhura për ruajtjen e produktit. Edhe pse shumë të rinj, Levendi dhe Elsaevi janë të bindur mbi rëndësinë e vazhdimit të kësaj sipërmarrje familjare dhe ftojnë të rinjtë që të mos largohen nga toka, por ta respektojnë duke e punuar atë.