“Kjo është tufa ime. Këtu janë të gjitha 320 krerë, të gjitha dele vendi”
Kejvi, 24 vjeç me anë të punës së tij bëhet një nga shembujt frymëzues për të rinjtë që investojnë në vendin e tyre.
“Që në moshën 14 vjeç jam angazhuar me këtë punë dhe sot jam 24 vjeç”
Me traditën e shoqëruar në breza për mbarështimin e tufës së të imëtave dhe kujdesin e tyre në natyrë, në zonën e Radhimës në Vlorë, Kejvi është rritur duke punuar në këtë fushë që prej 10
vitesh.
vitesh.
“Kam aplikuar te skemat kombëtare dhe jam shpallur fitues. Blegtoria është edhe pasion, por
edhe traditë familjare”.
edhe traditë familjare”.
Sot, tufa e tij ka plot 320 krerë, për të cilat ka marrë edhe një mbështetje nga AZHBR, duke e motivuar kështu për të ecur përpara në sektorin e blegtorisë.
“Është një fushë që unë e shoh veten dhe pas disa vitesh, pasi më siguron të ardhura të mira. Blegtoria dhe bujqësia, sot janë në mënyrë shumë e mirë punësimi”.