Enrik Malia është 23 vjeç, ka studiuar për enologji dhe sot administron kantinën e verës ” Enofama” në Toshkëz, Lushnjë. Kantina “Enofama” ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998 me një sipërfaqe vreshti prej 3 dylymësh, ndërsa sot përmes një pune të palodhur kanë arritur të kenë një sipërfaqe vreshti prej 34 Ha dhe prodhojnë 2 mijë hektolitra verë dhe raki. AZHBR përmes programit IPARD II e ka mbështetur këtë sipërmarrje në rritjen e cilësisë dhe sasisë së prodhimit përmes blerjes së makinerive dhe pajisjeve të specializuara të hortikulturës, si edhe në linja ambalazhimi dhe paketimi. Enriku ka një lidhje të veçantë me tokën, për mundësitë e panumërta që na ofron ndaj i fton të gjithë që të punojnë për ta zhvilluar më shumë atë.