info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Pranë liqenit të Pogradecit, në fshatin Buçimas, ndodhet ferma Agro Farm, një diversifikim i aktiviteteve të ndryshme bujqësore për prodhimin e kulturave të ndryshme dhe krijimin e një ambjenti atraktiv për turistët.
Në një sipërfaqe prej 340 Ha, aty gjen shumëllojshmëri të pemëve, ku mbizotëron qershia dhe boronica, varietete të ndryshme të vreshtave, si edhe hapësira të bollshme për kultivimin e perimeve.
Financuar nga AZHBR përmes programit IPARD II, për ndërtimin e magazinës për grumbullimin e produkteve, mekanikën e specializuar bujqësore në punimin e vreshtave, si edhe për shtimin e sipërfaqes së mbjelljeve për qershinë dhe boronicën, sot Agro Farm ka arritur të përmirësojë cilësinë dhe rendimentin e prodhimit dhe në të ardhmen parashikon të shndërrohet në pikën kryesore të referimit për të gjithë turistët në këtë zonë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*