Eva Zylyftari është 30 vjeç dhe sot drejton pikën e grumbullimit të fruta – perimeve “Albania Piemonte”. E krijuar në mars të vitit 2014, “Albania Piemonte” është e specializuar në grumbullimin, përpunimin dhe ruajtjen në dhoma frigoriferike të frutave dhe perimeve. Falë mbështetjes së programit IPARD II, u ndërtuan magazina të kushteve dhe përmasa të mëdha për t’u prezantuar edhe më denjësisht në tregun ndërkombëtar. Duke lidhur kontrata me fermerët e vegjël ata ndjekin tërësisht ciklin e prodhimit dhe kanë gjurmueshmëri të plotë të produktit për të arritur standardet Europiane. Eva shprehet se dashuria për tokën e shtyn për ta zgjeruar akoma më shumë këtë sipërmarrje.