info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Në kodrat e Ardenicës, mes atraksioneve të shumta të kësaj zone, ndodhet bujtina “Ardenica”, një tjetër sipërmarrje e suksesshme, e mbështetur nga AZHBR, përmes programit IPARD II.

Nisur si një biznes i vogël familjar, “Ardenica” është shndërruar në destinacionin e preferuar të shumë turistëve, të cilët tërhiqen nga bukuritë natyrore, vlerat kulturore dhe historike të kësaj zone dhe falë kësaj mbështetje përmirësuan dhe zgjeruan kapacitetet pritëse dhe akomoduese për vizitorët, si edhe rritën bashkëpunimin me fermerët për sigurimin e ushqimit të freskët nga ferma në tavolinë.

Zhvillimi i turizmit rural është një ndër objektivat e programit IPARD II, për të rritur aktivitetin ekonomik në fshatra, duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë në rritje të punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë familjare rurale.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*