info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte
Arturi ka mbi 20 vite që punon dhe investon në sektorin bujqësor.
E ka nisur punën e parë me shitje në tregje të vogla, ndërsa sot ka pikën e tij të grumbullimit, të ngritur falë skemave mbështetëse përmes AZHBR. Tashmë mbi 500 fermerë, e kanë një vend të sigurt për të sjellë produktin, faktor kyç i vendit për eksportin e prodhimeve shqiptare drejt BE dhe SHBA. Vetëm vitin e kaluar vlera e eskporteve të Arturit ka shkuar në shifrën e 2.6 mln Euro.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds