info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

AGRO KONI SHPK

Investimi konsiston në ndërtimin e një serre për prodhimin e fidaneve perimore me sipërfaqe 3993 m2. Serra eshte e pajisur me sistem ngrohje, ventilimi, ujitje, sistem fertigimi, ekrain termik plastmasi, etj.

Agron Orhan PF

Investim në pemëtari (molle), sistem antibresher, sistem ujitje me pika dhe rrethim.

ELIDON CIFLIKU

Investimi synon përmirësimin e teknologjisë për të ulur kostot, mbrojtur dhe rritur prodhimin, si dhe minimizuar dëmtimet. Me fokus në rritjen e cilësisë dhe sasive të prodhimit, investimi përfshin blerjen e pajisjeve bujqësore të specializuara.

ENGJELL SHKEMBI

Investimi synon përmirësimin e teknologjisë përmes blerjes se pajisjeve bujqësore.

AGRO HARIZI SHPK

Ndërtimi ose rinovimi i dhomave për ruajtjen e fruta-perimeve si dhe blerja e makinerive bujqësore.

INDRI VOGLI PF

Parashikohet investimi në ngritjen e një pemtoreje të mbjellë me lajthi, kultivimin e bimëve shumëvjeçare (arrore) dhe stinore, si dhe shitjen e tyre me shumicë dhe pakicë.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds