info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Historiku i AZHBR

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural u krijua në datë 30.12.2008

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, u krijua në datë 30.12.2008  në bazë të V.K.M. Nr. 1443 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në Udhëzimin Nr. 3, datë 30.12.2008 të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ky institucion kryen me rigorozitet ndjekjen dhe zbatimin e Ligjit për Bujqësinë Nr.9817, datë 22.10.2007 të VKM-ve përkatëse “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe masave të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, si dhe “Për menaxhimin e fondit të mbështetjes për bujqësinë”, të përcaktuara me udhëzime përkatëse.

Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të Nenit 21 të Ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të Nenit 10 të Ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave.

2009: AZHBR filloi përafrimin e strukturës organizative dhe kapaciteteve të saj, menaxheriale dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së.

2011: AZHBR paraqet në Bruksel paketën e parë të akreditimit nga Programi IPARD 2007-2013, i përgatitur sipas rregullave të E.U, një paketë që përfshinte 224 dokumente me 1.200 faqe.

2012 – 2014: Zbatimi i Projektit të ngjashëm me IPARD është aprovuar si një projekt në formën e një skeme granti si një mundësi për Strukturat Shqiptare në përgatitjen dhe hyrjen e fondeve të E.U. Buxheti i përgjithshëm: 8.6 milion Euro, nga të cilat 6.4 Mln Euro E.U dhe 2.2 Mln Euro nga Qeveria Shqiptare.

2016: Paketat për akreditim dërgohen për 3 Masat nga Programi IPARD II, Masa 1-Investim në aktivet fizike në fermë, Masa 3-Investimet në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkte bujqësore dhe blegtorale dhe Masa 7- Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit.

2018: AZHBR është e akredituar për Programin IPARD II, për zbatimin e decentralizuar të buxhetit prej 94.6 Mln Euro prej të cilave 71 Mln Euro Kontributi E.U dhe 23.6 mln Kontributi Kombëtar Euro.

2019: 39 Investime 39 milion Euro janë kontraktuar nga thirrja e parë për IPARD II, shuma e Grantit është 21.8 Mln Euro.

2020: Akreditimi i Masës së Ndihmës Teknike..

Misioni & Vizioni

Misioni

Misioni i AZHBR-së është zhvillimi Agrikulturor dhe Rural në Shqipëri duke mbështetur sipërmarrësit në sektorin ushqimor, përgatitjen e institucionit për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.

Vizioni

Vizioni i AZHBR-së, si një institucion i akredituar për administrimin e fondeve nga BE, është fokusuar në zhvillimin e një Bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë Rurale, nëpërmjet granteve që përftohen nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.

Vlerat

Vlerat të cilat na udhëheqin janë: Profesionalizmi, Bashkëpunimi, Efiçenca, Përkushtimi dhe Transparenca

Detyrat

Detyrat tona janë: përpunimi dhe analizimi i aplikimeve të fermerëve bazuar në rregullat e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Evropian për të lëvruar fonde nga buxheti i Shtetit dhe donatorët e huaj. Ngritja e një mjedisi pune efiçent në bashkëpunim me partnerët e Agjencisë si dhe krijimin e një stafi profesional, të trajnuar dhe të kualifikuar me anë të strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore.

Themelimi i AZHBR

Organigrama e AZHBR