Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Alexis Hupin, prezantuan sot programin IPARD III në Shqipëri, në ambientet e “Kronos construction”, financuar nga programi IPARD-II përmes AZHBR. Në këtë biznes përfshihen më shumë se 500 fermerë të kontraktuar për grumbullimin e prodhimit bujqësor në ambientet e ruajtjes dhe magazinimit të produkteve, në përputhje me standarded e BE-së. “Janë më shumë se 170 milion Euro investime në total, të injektuara në ekonominë e vendit përmes proramit IPARD-II” – u shpreh Eranda Selmanaj, drejtore e përgjithëshme e AZHBR. IPARD-III u prezantua me 9 Masa Financimi të reja, nga 3 që ishin më parë në programin IPARD-II, duke ofruar më shumë para për investimet dhe zhvillimin e biznesit rural, nëpërmjet fondeve europiane 2021 – 2027. AZHBR prezantoi hartën digjitale të investimeve, e aksesueshme në web-in zyrtar të agjencisë, për çdo të interesuar që dëshiron të hulumtojë mbi projektet e financuara dhe vendndodhjen e tyre. Programi IPARD, që prej vitit 2018, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare, implementuar nga AZHBR dhe projektuar në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues, solli një epokë të re për bujqësinë dhe fushat e tjera të veprimtarisë së bizneseve rurale, duke ndikuar në rritjen e eksporteve dhe të të ardhurave për fermerët në të gjithë vendin.