info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Panairi i Bashkimit Europian “Europe Week” mbylli sot udhëtimin në Tiranë

Qytetarët e Tiranës shijuan sot ngjyrat e panairit të Bashkimit Europian, organizuar nga Delegacioni BE në Shqipëri “Europe Week”, i cili rrugëtoi nga Shkodra në Vlorë dhe përmbylli kalvarin në kryeqytet. Prodhime të ndryshme me standarde europiane dhe bashkëpunime në kuadër të zhvillimit, u prezantuan për publikun në ambientin e pedonales, pranë bulevardit kryesor të Tiranës. Me kryefjalët: tolerancë, barazi dhe rini, ky panair solli një frymë bashkëkohore në teknologji dhe kulturë, duke treguar vlerat europiane të zhvillimit. AZHBR ishte prezente në këtë festë qytetarie, me projekte të financuara në zonën e Tiranës nga programi IPARD-II. Këto prodhime të certifikuara bujqësore dhe blegtorale, ishin atraksion i veçantë për vizitorët që interesohen për programin IPARD. Gjithashtu pati diskutime mbi vlerat themelore të BE-së, të cilat u mbajtën në një foltore të hapur për të rinjtë e përfshirë në projektet zhvillimore përmes fondeve të BE-së.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*