AZHBR ka nisur takimet informuese për thirrjen e katërt të Programit IPARD II. Nga Tirana, drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj informoi të interesuarit mbi sektorët që mbështeten duke bërë me dije edhe hallkat kryesore të aplkikimit. Thirrja e katërt e programit IPARD II është e hapur nga data 10 janar deri më 25 shkurt 2022. Në këtë thirrje mbështetet Masa 7, për sektorët e turizmit rural dhe i Natyrës si edhe punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës. Takimet informuese do të vijojnë në 12 qarqe të vendit sipas axhendës të publikuar në faqen zyrtare të AZHBR.


