info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Krifca: Në dy vite kemi investuar 100 milionë euro për modernizimin e bujqësisë

45 milion euro grant janë dhënë në ndihmë të fermerëve

Që nga 30 Tetori i vitit 2018, kur AZHBR u akreditua për të menaxhuar fonde Europiane në favor të bujqësisë janë injektuar mbi 100 milionë euro investime në fermë. Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca në Konferencën “Bujqësia në Fokus” me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi bëri me dije se më shumë se 45 milion euro grant janë dhënë në ndihmë të fermerëve.

“Më shumë se 45 milionë euro janë grant falas që ka ndihmuar zhvillimin e 24 fermave blegtorale, 30 hektarë serra të reja moderne, 18 projekte mbjelljesh të përkthyera në qindra hektarë, 8 investime për sisteme mjelje, 38 linja përpunimi, selektimi, paketimi, 28 ambjente grumbullimi, 19 investime në dhoma frigoriferike dhe kapacitete ruajtëse, 5 thertore të reja, 72 investime në traktorë dhe mekanikë bujqësore, që i janë shtuar flotës që ka mekanizuar proceset e punës me anë të teknologjive bashkohore që rrisin prodhimin, përmirsojnë cilësinë dhe kursejnë kohë. Investime këto të kryera patjetër në çdo qark por edhe në mënyrë kapilare në 66 bashki të vendit”, tha Krifca.

Objektivi për të zhvendosur bujqësinë e mbijetesës në një bujqësi moderne ka qenë shtysa e punës së AZHBR për sektorin që ka transformuar dhe i ka dhënë zë dhe fuqi ekonomisë së vendit.

“Gjatë 2020 nëpërmjet skemës kombëtare kemi financuar 10 milionë euro në mbështetje direkte për rreth 5500 fermerë, blegtorë që mbarështojnë dele, dhi, gjedhë, bletë, shtojnë sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale, kanë certifikuar të mbjellat dhe kanë shtruar plasmas për ruajtjen e produkteve. Nga 100 milionë euro investime që po injektohen këto dy vjet në programin IPARD, 90 milionë janë investime që janë kontribut direkt në modernizimin, avancimin teknologjik dhe automativ të bujqësisë”.

Nëpërmjet mbështetjes së dhënë nga AZHBR  janë shtuar hapësirat e grumbullimit, janë modernizuar pajisjet e përpunimit duke sjellë në treg produkte cilësore duke shtuar kështu edhe vende të reja pune.

“Kemi mbështetur me 339 investime në asete fizike në 45 bashki, ku 142 jane start up me 3118 vende pune të reja. Kemi shtuar 654 hektarë mbjellje të reja fruta dhe

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*