info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Javët e Europës, AZHBR pjesë e turit 21 ditor nëpër Shqipëri

Nga Tropoja mes natyrës mbresëlënëse të veriut dhe produkteve fantastike të zonës nisi udhëtimi 21- ditor i Bashkimit Europian nëpër Shqipëri. Në larmishmërinë e këtij karvani është pjesë edhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, e cila do të jetë aty për të ofruar njohuri mbi projektet e bujqësisë Europiane që janë zbatuar dhe do të zbatohen në vendin tonë. Në Tropojë banorët u njohën me Ardian Citozin, një nga përfituesit e shumtë të Programit IPARD II, i cili ndau me pjesmarrësit eksperiencën e tij në bujqësi. Ardiani është një nga grumbulluesit më të mëdhenj të boronicës dhe gështenjës në Tropojë dhe një faktor i rëndësishëm punësimi për zonën, duke iu shërbyer më shume se 6 mijë banorëve. Ai gjithashtu eksporton produkte shqiptare në tregun europian.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*